Protesta, deri në rrëzimin e Qeverisë

  • 09 February 2016 - 07:43
Protesta, deri në rrëzimin e Qeverisë

Ashpërsohet beteja politike në Kosovë

Opozita këmbëngul në zgjedhje të reja 

"Ne do të vazhdojmë me protesta deri në shkuarjen pa kthim të kësaj Qeverie, e cila papërmirësueshëm e ka degraduar shumë funksionimin e këtij shteti dhe interesin e qytetarëve të Kosovës", tha nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi për "Kosova Sot"

Vetë fakti që edhe takimi i djeshëm i liderëve politikë te presidentja e shtetit nuk dha shenja të përfarimit të qëndrimeve mes pozitës dhe opozitës, tregoi më së miri se uniteti opozitar nuk mund të vihet në pikëpyetje dhe zgjidhje e vetme e daljes nga kjo krizë në të cilën është zhytur vendi është arritja e marrëveshjes për zgjedhje të reja. Këtë ultimatum vetëm sa e ka ripërsëritur vetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në takimin e liderëve me presidenten e vendit dhe përfaqësuesit diplomatikë. 17 shkurti është afati opozitar për reflektimin e pozitës në kërkesat e opozitës, përndryshe plani B i opozitës së bashkuar, pas kësaj date, nëse Qeveria nuk jep dorëheqje, do të jetë vazhdimi i protestave paqësore në rrugë pa afatizim, deri në rrëzimin e Qeverisë shkelëse të Kushtetutës. Këtë strategji veprimi e ka konfirmuar për "Kosova Sot" nënkryetari i AAKsë, Ahmet Isufi. "Ne do të vazhdojmë me protesta deri në shkuarjen pa kthim të kësaj Qeverie, e cila papërmirësueshëm e ka degraduar shumë funksionimin e këtij shteti dhe interesin e qytetarëve të Kosovës", tha nënkryetari Isufi për "Kosova Sot". "Normalisht që ne do t'i shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe do t'i përdorim të gjitha metodat dhe mjetet demokratike në mënyrë që të arrihet qëllimi që kjo Qeveri, e cila ka dëmtuar funksionimin e shtetit të Kosovës, të shkojë dhe të vijë një Qeveri tjetër më kredibile", tha Isufi për "Kosova Sot"... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)