Sulm vetëvrasës në Damask, 8 policë të vdekur

  • 09 February 2016 - 14:03
Sulm vetëvrasës në Damask, 8 policë të vdekur

Ministria e brendshme e Sirisë, raporton se disa persona janë vrarë nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë në një klub të punonjësve të policisë në kryeqytetin sirian, Damask, njofton BBC.

Shpërthimi ka goditur edhe një treg të perimeve në qendrën Masaken Berzeh, kanë raportuar mediat shtetërore siriane.

Observatori me bazë në Mbretërinë e Bashkuar sirianë për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 8 policë janë vrarë nga ky shpërthim dhe 20 të tjerë janë plagosur, transmeton Gazeta Express.

Kurse Agjencia e lajmeve të ISIS, Amaq News, ka treguar se sulmin e ka kryet një xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS). 

(Kosova Sot)