Nëna e kryeministrit Cameron i del kundër të birit (Foto)

  • 09 February 2016 - 14:13
Nëna e kryeministrit Cameron i del kundër të birit (Foto)

Thonë se mamaja i di gjërat më mirë!

Mamaja e kryeministrit britanik, David Cameron, i ka dalë kundër të birit për shkurtimet e fundit.

Mary ka nënshkruar një peticion kundër shkurtimeve të parashikuara si masa shpëtimi nga konservatorët.

Jill Huish, që drejton fushatën, tha: “Kjo tregon se masat e kursimit po prekin edhe njerëzit më vulnerabël, aq sa edhe nënës së David Cameron i ka ardhur në majë të hundës”.

Mary, 81 vjeç, nënshkroi një peticion kundër Koservatorëve, që duan të mbyllin dhjetëra qendra fëmijësh duke shpresuar të kursejnë 8 milionë sterlina.

Cameron i ka shkurtuar fondet qeveritare për autoritetet lokale me 40 përqind që prej vitit 2010.

Mary është gjyqtare e dalë në pension.

David Cameron with his mother Mary Cameron

(Kosova Sot)