Sherr i paparë mes vajzash në Fier (Video)

  • 09 February 2016 - 18:46
Sherr i paparë mes vajzash në Fier (Video)

Një episod i pakëndshëm ka ndodhur sot paradite në qytetin e Fierit, pranë shkollës së mesme “Perikli Ikonomi”.

Një vajzë e ndihmuar nga shoqet e saj, ka rrahur në mënyrë shumë të dhunshme një vajzë tjetër.

Arsyeja e ndodhisë nuk është e qartë, por sidoqoftë tërbimi dhe egërsia e vajzës që godet shoqen, është i pajustifikueshëm dhe të bën të futesh në mendime të thella për cilësinë e brezit të ri që po del në jetë.