Parashikimi i motit për nesër

  • 09 February 2016 - 21:01
Parashikimi i motit për nesër

Të mërkurën, nesër, pritet që gjatë ditës në vend të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në orët e vona reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë, kryesisht në viset me lartësi mbidetare mbi 850m, ka njoftuar Institucioni Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s, kurse në disa pjesë të Dukagjinit shpejtësia e erës do të jetë mbi 16m/s.

(Kosova Sot)