Opozita: Jemi më të vendosur se kurrë

  • 10 February 2016 - 16:04
Opozita: Jemi më të vendosur se kurrë

Tre liderët e Opozitës janë takuar sot sërish, por larg syve të mediave.

Në një komunikatë për media që është dërguar nga zyra për media e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thuhet se tre liderët, Haradinaj, Ymeri dhe Limaj, kanë thënë pas takimit se kundërshtimi politik opozitarë është i vendosur dhe do të vazhdojë të jetë më i fuqishëm se asnjëherë më parë.

Sipas opozitës kjo do të vazhdojë deri në shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Protesta e 17 Shkurtit, do të jetë ndër protestat më të mëdha të organizuara deri me tash”, thuhet në komunikatën e AAK-së. 

(Kosova Sot)