Për Ymerin e Limajn më të rëndësishme janë angazhimet politike se vizita në Pejë

  • 11 February 2016 - 13:49
Për Ymerin e Limajn më të rëndësishme janë angazhimet politike se vizita në Pejë

​Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, nuk do të marrin pjesë sot në takimin që ishte paraparë të mbahet me rinin e komunës së Pejës, të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një njoftim të AAK-së thuhet se Ymeri i VV-së dhe Limaj i Nismës nuk do të marrin pjesë në këtë takim për shkak të angazhimeve që ka opozita, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Ne bazë te angazhimeve qe ka Opozita, Lideri i Levizjes VETEVENDOSJE dhe i NISMA për Kosovën nuk marin pjesë në takim. Takimet jan ato te cilat ju njoftuam dje, në të cilat mer pjesë Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim.

Në takim me rininë do të marr pjesë vetëm kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili pastaj do të ketë takime me qytetarët në Qyshk dhe Vitomiricë.

(Kosova Sot)