Vjehrra deshi t’ia prishte martesën me magji

  • 22 May 2015 - 18:00
Vjehrra deshi t’ia prishte martesën me magji

Tashmë është bërë e ditur se shumë çifte bashkëshortore kanë probleme të ndryshme, sidomos në shumicën e rasteve probleme kanë gratë të cilat pretendojnë se janë vjehrrat e tyre ato që po i pengojnë në jetë.  Mirëpo, nganjëherë problemet shkojnë aq larg saqë ka shumë raste që martesat përfundojnë për shkak të mosmarrëveshjeve, por ka edhe të tilla që disi iu mbijetojnë këtyre problemeve. Një rast i tillë është edhe 28-vjeçarja me inicialet Q.B., e cila kishte përjetuar gjëra të ndryshme që nga lidhja me djalin që kishte gjetur vetë. Ajo ishte munduar të sillej në mënyrën më të duhur me vjehrrën e saj, por kjo grua pretendon se vjehrra e saj çdoherë kishte gjetur ndonjë pretekst që të mos e linte djalin e saj të dilte me të. “Jam prej dy vitesh e martuar me një djalë, e kam gjetur vetë, e dua dhe pretendoj se më do. Ne jemi njoftuar në një punë ku punonim të dy. Kemi qenë në lidhje disa muaj dhe unë kam shkuar në familjen e tij për t’u njoftuar. Ai është i vetmi djalë dhe jetonte me të dy prindërit dhe me motrën e tij. Qysh ditën e parë kur kam shkuar në shtëpinë e tij, vjehrra ime më shikonte disi çuditshëm, kurse unë e shikoja me buzëqeshje, por ajo mezi me fliste”, tregon 28-vjeçarja.

Kritikat e vjehrrës

Gjatë lidhjes kishte shkuar edhe shumë herë në atë shtëpi dhe vjehrra e saj shumë pak kishte ndërruar qëndrimin. “Burri im kishte dëshirë që të shkoja shpesh në shtëpi tek ai, por unë nuk mund t’i thosha se nëna e tij nuk dëshiron të më shoh dhe më shikon çuditshëm, sepse thosha se ai menjëherë do të mendojë se unë nuk dua që ta shoh nënën e tij. Kështu që pranoja të shkoja dhe pavarësish se ajo shpesh edhe me fjalë më thumbonte, duke më thënë moj vajzë ne kur kemi qenë në kohën tënde nuk kemi shkuar kështu kaq lirshëm tek burrat tanë, madje më thoshte nuk kemi shkuar deri në martesë, e gjëra të tjera po që pasi i thoshte kthehej e qeshte duke thënë se po bënte shaka. Dhe unë nuk mund të thosha dot gjë, por edhe unë si një budallaqe qeshja”, tregon Q.B., duke kujtuar atë kohë. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës Kosova Sot)