Fuqitë e mëdha ranë dakord për armëpushim në Siri

  • 12 February 2016 - 08:02
Fuqitë e mëdha ranë dakord për armëpushim në Siri

Takimi ndërmjet fuqive botërore për krizën e Sirisë ka përfunduar me sukses. Kështu ka njoftuar sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Ai ka deklaruar se është rënën dakord për të zbatuar marrëveshjen e armëpushimit.

Sipas BBC-së, Kerry deklaroi se armëpushimi nuk do të vlejë për grupet xhihadiste të Shtetit Islamik dhe Al-Nusran.

Ai gjithashtu bëri të ditur se fuqitë e mëdha kanë rënë dakord për të përshpejtuar dhe për të zgjeruar programin e ndihmave humanitare.

Në momentin kur Kerry njoftoi për marrëveshjen e armëpushimit, ai ishte me homologun e tij rus Sergei Lavrov dhe të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

BBC shkruan se njoftimi për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit vjen vetëm pak ditë pasi ushtria siriane, e ndihmuar nga ajri nga avionët rusë, përparuan në Aleppo.

(Kosova Sot)