Skandal: Avdullah Hoti ia “rehaton” motrën Hykmete Bajramit, e punëson në ministri (Dokument)

  • 12 February 2016 - 12:45
Skandal: Avdullah Hoti ia “rehaton” motrën Hykmete Bajramit, e punëson në ministri (Dokument)

Ministria e Financave po vazhdon të punësojë persona partiakë-të afërt me LDK-në. Ministria të cilën e udhëheq Avdullah Hoti, ka vendosur që pozitën për analist të lartë të  makroekonomisë në këtë ministri, t’ia “dhurojë” motrës së ministres së Tregtisë (e cila vjen nga radhët e LDK-së), Hykmete Bajrami.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, konkursi në fjalë është anuluar disa herë, me synimin që ai t’i “dhurohej” motrës së Ministres Bajrami, Shpresa Bajrami-Ismailit.

“Në Ministrinë e Financave disa herë e anuluan konkursin dhe u punësua motra e Hykmete Bajramit, Shpresa Bajrami”, ka thënë ky burim.

Në dokumentin e siguruar, në të cilin shihet se motra e ministres është shpallur fituese e pozitës së lartcekur.

Përpos kësaj, burimet e njëjta kanë bërë të ditur, se konkursi tjetër (për pozitën e analistit të buxhetit), është rihapur, mirëpo në këtë pozitë  po synohet të vendoset djali i deputetit të LDK-së, Naser Osmanit.

Ndryshe, më herët ishte raportuar se Ministria e Financave ka punësuar persona të afërt me partinë në pushtet, LDK-në.

Ministri Hoti madje, e pati bllokuar pozitën e drejtorit të ATK-së, duke mos emëruar drejtor për një kohë të gjatë, ndonëse kjo nuk lejohej me ligj. Dhe atë, me kushtin e vetëm, që ose Nahit Sharku të vinte në këtë post, ose jo dikush tjetër.

mmmmm