Ra në gjumë shëndosh e mirë, u zgjua e fryrë sikur të ishte shtatzënë

  • 12 February 2016 - 23:03
Ra në gjumë shëndosh e mirë, u zgjua e fryrë sikur të ishte shtatzënë

Një nënë, e cila ishte zgjuar në mëngjes duke u dukur sikur të ishte shtatzënë, ishte tmerruar kur e kishte kuptuar që kishte një tumor të madh, kancerogjen.

Masa e tumorit të Sandra Currie-t peshonte më shumë se gjashtë kilogramë dhe po iu bënte presion të madh mushkërive, duke ia vështirësuar asaj në masë të madhe procesin e frymëmarrjes.

44-vjeçarja është dashur t’i nënshtrohet një operacioni plot 19 orë të gjatë për ta larguar masën e tumorit bashkë me gjashtë organe, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Doktorët ia kanë hequr fshikëzën e tëmthit, shpretkën, indin yndyror që izolon organet abdominale, zorrën qorre, pjesë të diafragmës, vezoret dhe mitrën.

Operacioni ishte përcjellë nga një trajtim me kimioterapi, që kishte mundur të kryhej vetëm në Angli. Zonja Currie nga Fife e Skocisë ka arritur që të këndellet në ditët pas operacionit, që është kryer në vitin 2014.

Tani ajo ka filluar të flasë për përjetimin e saj, meqë po përpiqet që të njëjtin trajtim ta bëjë të mundur edhe në Skoci.

During surgery, doctors took out her gall bladder, spleen, omentum (fatty tissue that insulates the abdominal organs,) appendix, part of her diaphragm, ovaries, and uterusShtimi i shpejtë në peshë

Problemet e saj kishin filluar kur ajo kishte shtuar 20 kilogramë për dy vjet dhe nuk ishte ndjerë në humor të mirë. Mirëpo, gjithçka kishte filluar në mëngjesin kur ajo ishte zgjuar, kishte shikuar trupin e vet dhe ishte tmerruar nga ajo që kishte parë. “Dukesha sikur të isha në muajin e tretë të shtatzënisë”, ka thënë ajo.

Ajo menjëherë ishte dërguar në spital dhe doktorët e kishin kontrolluar menjëherë. Për fatin e saj të mirë, njëri nga doktorët kishte parë edhe më herët një pacient të prekur nga forma e rrallë e kancerit e njohur si ‘pseudomyxoma peritonei’ dhe si rrjedhojë kishte arritur ta diagnostikonte Sandra-n,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kanceri, i njëjti me atë që ia kishte marrë jetën legjendës së aktrimit Audrey Hepburn në vitin 1993 zakonisht fillon në zorrën qorre. Qelizat kancerogjene më pas prodhojnë një lloj myshku, lloj lëngjesh të trasha, që përhapen në pjesën abdominale, duke shkaktuar formimin e kancerit.

Zonja Currie ka thënë: “Më patën thënë që prognoza nuk ishte mirë, andaj më t’u kthyer në shtëpi pata hulumtuar në internet, gjë kjo që ka qenë gjëja më e keqe që kam mundur ta bëj. Më patën thënë që kisha nevojë për operacion dhe atë sa më shpejt që ishte e mundur”.

(Kosova Sot)