Kerry blindon Tiranën, ja rrugët e bllokuara nga 06:00-15:00

  • 13 February 2016 - 08:59
Kerry blindon Tiranën, ja rrugët e bllokuara nga 06:00-15:00

Të paktën 1800 forca policore janë angazhuar për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së së Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha masat për të garantuar vizitën tre orëshë të sekretarit Kerry paraditen e së dielës datë 14 shkurt  në Tiranë.

Grupi i Punës për sigurinë i cili është ngritur në bashkëpunim dhe me autoritet e Ambasadës Amerikane do të përfshijë të gjitha institucionet që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë në planin e sigurisë, si Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Garda e Republikës, Drejtoria Përgjithshme e Emergjencave Civile

Sipas Burimeve zyrtare është hartuar e vënë në zbatim një plan i posaçëm masash me detyra konkrete për 1800 forca policore të angazhuara.

Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 06:00 -15:00 të datës 14.02.2016 në të gjitha rrugëkalimet që të çojnë drejt Sheshit Nënë Tereza, Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe Sheshit Skënderbej. (Lista e akseve rrugore bashkëngjitur këtij njoftimi).

Edhe parkimi i automjeteve do të jetë i ndaluar në akset rrugore nga do të kalojë eskorta e sekretarit Kerrri.

Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Rruga e Durrësit, nga mbikalimi i Kamzës – Sheshi Shqiponja – Sheshi Skënderbej

Bulevardi Zogu I

Bulevardi Gjergj Fishta

Bulevardi Zhan D’Ark

Rruga e Elbasanit

Rruga e Kavajës

Rruga Abdyl Frashëri

Rruga Sulejman Delvina

Rruga Muhamet Gjollesha

Rruga Ibrahim Rrugova nga sheshi Frederik Shopen – Gjykata e Lartë – Banka e Shqipërisë deri te rruga e Durrësit.

Aksi Unaza e Re – Sheshi Shqiponja – Ura te Shkolla Teknologjike – Rruga e Kavajës.

Pritet që dhe një helikopter i forcave të ushtrisë të monitorjë nga ajri.

(Kosova Sot)