Aksident në Korçë, lëndohen 4 persona

  • 13 February 2016 - 10:35
Aksident në Korçë, lëndohen 4 persona

Si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Korçë-Bilisht kanë mbetur të lënduar katër persona.

Nga të dhënat paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një furgoni me një kamion.

Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Korçës.

(Kosova Sot)