Bizneset në zor nga mafia politike

  • 13 February 2016 - 08:07
Bizneset në zor nga mafia politike

Studimi i OEK-ut me të dhëna alarmante për trendët ekonomikë

Ambienti biznesor vetëm po përkeqësohet me Qeverinë 'Mustafa-Thaçi'

"Të merresh sot me biznes në Kosovë po qe se nuk i ke në bashkëpronësi familjarët e ndonjërit prej liderëve aktualë politikë, të cilët në mediat e huaja, por edhe ato vendore, me të drejtë po cilësohen si bosët e krimit të organizuar, thënë troç nuk ke shans si një qytetar i lirë dhe biznesmen i pavarur të zhvillosh biznes të mirëfilltë", thotë deputeti Enver Hoti

Të dhënat e një hulumtimi që janë prezantuar të premten nga kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, janë alarmante dhe flasin për klimën e bërjes biznes në Kosovë në tremujorin e fundit të vitit 2015. Ato tregojnë se është përkeqësuar edhe më shumë klima e biznesit. Ky raport është realizuar në mostrën prej 474 ndërmarrjeve dhe në studim janë përfshirë katër sektorë : tregtia (shumicë dhe pakicë ndaras), prodhimi (përpunimi i ushqimit; riciklimi; përpunimi i drurit, metaleve dhe materialit ndërtimor); ndërtimtaria dhe shërbimet (transporti, shërbime profesionale dhe hoteleri). Mostra për studim është nxjerrë nga databaza e ATK-së, ndërsa anketa është realizuar në fund të pjesës së dytë të muajit dhjetor dhe fillim të muajit janar 2016. Ndërkaq, shifrat e prezantuara nga krerët e OEK-ut për deputetët opozitarë dhe drejtues të AKB-së dhe biznese prodhuese, janë shumë shqetësuese dhe tregojnë se dyshja e Qeverisë MustafaThaçi ndonëse po trumbetojnë me të madhe nëpër mediat vendore e të huaja se ka përmirësime në klimën e bërjes së biznesit, të dhënat nga terreni, ndërkaq flasin ndryshe se kemi një përkeqësim të klimës së bërjes biznes në Kosovë... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)