Shoqëria Civile, kërkesë për Kerryn: Na shpëtoni nga SOROS-i

  • 14 February 2016 - 14:50
Shoqëria Civile, kërkesë për Kerryn: Na shpëtoni nga SOROS-i

Pas mbërritjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në Tiranë, në rrugë kanë dalë dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët duke i uruar atij mirëseardhjen në Shqipëri, i kanë drejtuar dhe një mesazh.

Njëri prej anëtarëve të shoqërisë civile, avokati Altin Goxhaj mbante një pankartë në dorë ku shkruhej “Zoti e bekoftë Amerikën. Të lutem na shpëtoni nga SOROS-i”.

Prej disa kohësh ky aktivist akuzon SOROS-in për kapjen e politikës në Shqipëri dhe keqpërdorimin e saj për intersa personale.

(Kosova Sot)