Oligarkët e mafia e politikës mbajnë monopol në librat shkollor

  • 23 May 2015 - 08:28
Oligarkët e mafia e politikës mbajnë monopol në librat shkollor

Biznes i parregullt edhe me çështje edukative

Përmes faljes së librave shpërdorohen milionat nga pushteti

Ka vite që dy shtëpitë botuese, "Libri shkollor", dhe "Dukagjini", e kanë tregun kryesor të librave shkollorë, kurse shtëpitë e tjera botuese kanë fituar shumë pak tekste shkollore. Në këtë pikë deri tani MASHT-i, sidomos ata që janë marrë me vlerësimin e dorëshkrimeve, asnjëherë nuk kanë qenë transparentë dhe kanë vendosur si kanë dashur se kujt t'ia japin tekstet shkollore. Ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami, ka premtuar se tani e tutje gjërat do të bëhen në bazë të ligjit dhe po të ndodhë kjo, atëherë nxënësit e Kosovës më në fund mund të kenë tekste të mira, të cilat do të jenë për të zhvilluar nxënësit, e jo për të bërë biznes me to, siç është duke ndodhur tani. Por, ende mbetet enigmë se sa para janë dhënë tash e tetë vjet për blerjen e teksteve shkollore. Gazeta ka kontaktuar Ministrinë e Financave, e cila ka thënë se MASHT-i duhet t'i japë këto të dhëna, por MASHT-i asnjëherë deri sot nuk e ka bërë publike se sa para u jep shtëpive botuese që ua blen librat...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)