Rusia paralajmëron shtetasit për “rrezikun amerikan"

  • 23 May 2015 - 11:55
Rusia paralajmëron shtetasit për “rrezikun amerikan

Rusia ka paralajmëruar qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit se autoritetet e Shteteve të Bashkuara janë vënë në “gjueti” të shtetasve rusë, që mund të kenë shkelur ligjet e SHBA-së.

Përmes një deklarate për media, Ministra e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Uashingtonin për rrëmbim të rusëve, duke përmendur këtu Vladimir Drinkmanin, i cili këtë vit është ekstraduar nga Holanda në SHBA.

“Duke besuar se mund të bëjë gjithçka që do, Uashingtoni shkon aq larg saqë rrëmben shtetasit tanë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse, transmeton Rel.

Po sipas saj, SHBA “po injoron normat e ligjeve ndërkombëtare".

Drinkman nuk pranuar akuzat se ka bërë përpjekje të instalojë disa programe kompjuterike, përmes të cilave do të hynte në kompani të ndryshme financiare në gjithë botën.