Trafikonin shqiptarë në Britani, arrestohen dy persona

  • 28 April 2016 - 21:38
Trafikonin shqiptarë në Britani, arrestohen dy persona

Policia spanjolle ka zbuluar një rrjet trafikantësh të cilët dërgojnë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe. Uniformat blu kanë arrestuar dy të dyshuar me akuzën për futje ilegale të emigrantëve në BE.

Gjatë operacionit është arrestuar edhe një shtetase shqiptare e cila do të udhëtonte me dokumente italiane false nga Palma de Majorka në Londër. Ajo shoqërohej nga djali dhe një prej trafikantëve të përfshirë.

Agjentët e policisë zbuluan se të tre kishin dokumente italiane me fotografi dhe të dhëna të modifikuara, por në fakt ishin nga Shqipëria. Ata pranuan se dokumentet ua kishin marrë njerëzve të afërt që jetojnë në Itali.

Nga hetimet rezultoi se gruaja dhe djali i vogël ishin shoqëruar nga një trafikant tjetër, i cili nuk ka qëndruar në Palma de Majorka por fluturoi drejt Vjenës. Edhe ai u lokalizua e më pas u arrestua.

Sa i takon trafikantit të arrestuar në aeroport, ai kishte udhëtuar nga Londra për të marrë gruan dhe djalin shqiptar në një kohë kur kishte një eksplus nga Norvegjia për qëndrimin në zonën Shengen.

Gruaja ka pranuar se kishte paguar para për dokumentet italiane me anë të të cilave synonte të udhëtonte drejt Britanisë. Djali i saj është liruar nga akuzat dhe për të po kujdeset shërbimi social në Majorka.

(Kosova Sot)