Shahini: Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive krijon mundësi për investime

  • 28 April 2016 - 22:09
Shahini: Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive krijon mundësi për investime

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), z Agim Shahini në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se: “ Fondin Kosovar për Garantimin e kredive e konsideroj të qëlluar, pasi krijon mundësi për investime dhe krijimin e vendeve të reja të punës, por që, sipas tij, mbetet e paqartë mënyra e realizimit. "Shumë biznese nuk kanë kolateral të mjaftueshëm për të paraqitur në bankat komerciale. Kjo kërkesë e bankave për marrjen e kredive vështirëson procedurat për marrjen e kredive dhe nëse për 50 për qind të kolateralit garanton banka, atëherë kjo ndikon në rritjen e zhvillimit të bizneseve", tha ai.

(Kosova Sot)