Rreth 20 demonstrues janë arrestuar në tubimin e Donald Trump

  • 29 April 2016 - 13:38
Rreth 20 demonstrues janë arrestuar në tubimin e Donald Trump

Rreth 20 demonstrues u arrestuan të enjten jashtë një tubimi fushate të Donald Trump në jug të Kalifornisë, ku republikani për president, kishte premtuar mbështetësve të tij nëse zgjidhet President i SHBA-s, do të marrë masa të ashpra ndaj emigracionit të paligjshëm.

Demonstruesit thyen dritaren e një makine të skuadrës së policisë, duke marshuar në shenjë proteste dhe bllokuar trafikun, përderisa policia u përpoq për të shpërndarë turmën jashtë nga baza e qarkut të Costa Mesa në Kaliforni, bazuar në raportet e medieve lokale, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.

Departamenti policor i qytetit ka shkruar në llogarinë e tyre në Twitter se rreth 20 arrestime janë bërë dhe se nuk ka dëmtime të mëdha.

(Kosova Sot)