Baraliu: Parlamenti i shndërruar në institucion monist

  • 30 April 2016 - 16:12
Baraliu: Parlamenti i shndërruar në institucion monist

Profesori i së drejtës dhe ekspert për çështje zgjedhore, Mazllum Baraliu, thotë se demokracia e lënduar nga kriza politike mund të riparohet vetëm me zgjedhje të reja, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas Baraliut, pas një krize të thellë gati dyvjeçare të vazhdueshme dhe ciklike, ka nevojë që të rikonfirmohet përmes zgjedhjeve të reja besimi i dhënë, sepse dihet mirëfilli që besimi qytetar nuk është dhënë për të qeverisur në këtë mënyrë.

"Prandaj, derisa Kuvendi po funksionon herë pas here si institucion monist ose nuk po arrin të funksionojë gati fare, pa opozitë, dihet që nuk ka Kuvend, por edhe brenda koalicionit ka mosfunksionim normal, partitë politike të pozitës duhet t'i ofrohen opozitës dhe të ketë një vendim konsensual për të caktuar një afat të pranueshëm ligjor të zgjedhjeve të reja të parakohshme në Kosovë", tha prof. i së drejtës Mazllum Baraliu për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)