Ndizen flakadanët për të rënët e Koshares (Foto)

  • 01 May 2016 - 23:56
Ndizen flakadanët për të rënët e Koshares (Foto)

Në Gjilan ka nisur manifestimi tradicional “Ditët e Agimit”, i cili organizohet për nder të Heroit të Kombit, Agim Ramadani-Katana.

Në orën 19:00 është bërë ndezja e flakadanëve për nder të 114 të rënëve në betejën e Koshares.

Një nga organizatorët për këtë manifestim, Shoqata Kulturore “Ditët e Agimit” nga Zhegra, ka postuar pamjet në Facebook, në të cilën shihen 2 mijë foto ngjitëse që do të përdoren për këtë manifestim.

g2

“2 mijë foto ngjitëse me portret të heroit të kombit Agim Ramadani janë bërë gati për ‘Ditët e Agimit 2016’”, shkruan kjo shoqatë në Facebook.

Manifestimi “Ditët e Agimit 2016” do të mbahet më 1, 2 dhe 3 maj në Zhegër të Gjilanit, ndërsa fillon me turnir në futboll të vogël, që zhvillohet sot, për të vazhduar më pas flakadanët në përkujtim të 114 dëshmorëve të betejës së Koshares.

Në foton më poshtë mund të shikoni itinerarin e ngjarjeve për “Ditët e Agimit 2016”

(Kosova Sot)

g3