Edhe sot protesta në Shkup

  • 02 May 2016 - 12:28
Edhe sot protesta në Shkup

Pas 4 ditëve pushim sot do të vazhdoj ”Revolucioni Laraman” në Shkup dhe qytetet tjera

Nga grupi i organizatave ”Protestoj” apelojnë që sot do të mbështesin protestat për të drejtat e punëtorëve para ”Shtëpisë së ndërtimtarisë” në Shkup.

Sot është dita e 15 e protestave . Protestat mbështeten edhe nga disa organizata shqiptare. Nga partitë shqiptare këto protesta do i mbështet vetëm Lëvizja Besa. Protestat organizohen kundër vendimit të kryetarit Ivanov për të falur 56 funksionar nga përndjekja për krime financiare dhe zgjedhore., njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, për sot janë paralajmëruar edhe kontra-protesta nga organizata që mëtojnë të mbrojnë Maqedoninë, siç thonë ata, nga faktori destruktiv ndërkombëtar.

Në Tetovë protesta do të ketë ditën e mërkurë ndërsa më 9 maj protesta ka paralajmëruar edhe ”Këshilli Opozitar”. Ata thonë se protestat do t’i organizojnë në Shkup për të drejtata e shqiptarëve.

(Kosova Sot)