Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj

  • 02 May 2016 - 14:03
Të shtëna me armë zjarri  në Ferizaj

Një ankuese femër ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së saj, transmeton Indeksonline.

Ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se një xham i dritares së dhomës ka një vrimë që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga të shtënat. Motivi i rastit nuk dihet, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot)