Për shkak të emigrantëve, BE do t’i lejojë Turqisë udhëtimin pa viza!

  • 03 May 2016 - 09:53
Për shkak të emigrantëve, BE do t’i lejojë Turqisë udhëtimin pa viza!

Komisioni Europian, do të jap miratimin e kushtëzuar Turqisë, për udhëtim pa viza brenda zonës Schengen të BE-së, raportojnë mediat e huaja.

Ky veprim është pjesë e një marrëveshjeje në të cilën Turqia ka rënë dakord me Bashkimin e Europian, që të pranojë emigrantët të cilën kalojnë përmes detit Egje në Greqi, njofton Klan Kosova.

Megjithatë Turqia ende duhet të përmbushë kriteret e BE-së, që marrëveshja të miratohet nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.

BE-ja prapë se prapë ka frikë sipas raportimeve kjo ngase pa ndonjë marrëveshje të vizave Turiqa nuk do të kontrollojë fluksin e migrimit, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë që shumë refugjatë të cilët kanë arritur në Europë, ende gjenden të bllokuar në kufirin Greqi – Maqedoni.

(Kosova Sot)