Aeroporti i Prishtinës hapet në orën 13:00

  • 03 May 2016 - 11:34
Aeroporti i Prishtinës hapet në orën 13:00

Drejtori i Aviacionit Civil në Aeroportin Ndërkombëtar Driton Gjonbalaj, para Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, ka njoftuar se Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të hapet sot në orën 13:00.

Aeroporti Ndërkombëtar është mbyllur mbrëmë pasi që një aeroplan i kompanisë “Turkish Airlines” kishte dalë nga pista.

(Kosova Sot)