6 persona kërkuan ndihmën e mjekut pas incidentit në Aeroportin e Prishtinës

  • 03 May 2016 - 13:19
6 persona kërkuan ndihmën e mjekut pas incidentit në Aeroportin e Prishtinës

Dje, rreth orës 19 e 33 minuta, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, ka ndodhur një incident i rëndë gjatë aterrimit të aeroplanit të kompanisë “Turkish Airlines”, në bordin e të cilit gjendeshin gjithsejtë 151 pasagjer dhe 6 persona të ekuipazhit, thuhet në një komunikatë të Zyrës së Kryeministrit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në këtë incident të rëndë, për fat të mirë, nuk ka pasur viktima. Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të frikës dhe shqetësimit që ka shkaktuar ky incident tek ata.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), bazuar në kompetencat e saj, ka filluar hetimet për incidentin.

(Kosova Sot)