Arrestohet një 31 vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasje nga pakujdesia

  • 03 May 2016 - 14:10
Arrestohet një 31 vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasje nga pakujdesia

Një shqiptar i arratisur nga Italia u arrestua. 31-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua pas një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata në Castrovillari, pasi akuzohet për disa vepra penale, më e rënda, ajo e vrasjes nga pakujdesia.

Shqiptari u vu nën arrest shtëpie në mars të vitit 2015, por në nëntor u largua, duke u arratisur.

Shkak për këtë vendim u bë pasi në janar të vitit të shkuar, duke udhëtuar me një automjet, iu largua policisë italiane dhe është përplasur më pas në një banesë. Për pasojë, një shtetas humbi jetën në çast nga aksidenti. Shqiptari iku nga vendi i ngjarjes.

Në automjet, policia gjeti një armë gjahu dhe disa sende të tjera, të cilat shqiptari i kishte vjedhur. 31 vjeçari ka qenë më herët i dënuar në burgun e Castrovillari.

(Kosova Sot)