LDK përshendet pranimin në UEFA

  • 03 May 2016 - 20:04
LDK përshendet pranimin në UEFA

Lidhja Demokratike e Kosovës ka uruar qytetarët e vendit për vendimin e UEFA-së për anëtarësimin të Kosovës në këtë institucion sportiv evropian.

“Vendimi për anëtarësimin në UEFA, ri-konfirmon përkrahjen evropiane për përpjekjet e institucioneve të vendit, përfshirë edhe ato sportive, në realizimin e ëndrrës evropiane të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pjesëmarrjen e barabartë në jetën politike, kulturore e sportive, në të gjitha nivelet evropiane” thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK ka thënë gjithashtu se antarësimi në UEFA është  njohje e vlerave universale demokratike dhe kulturore të një shoqërie të shprehura përmes sportit, dhe antarësimi, do të forcoj dhe reflektoj edhe më shumë kulturën tonë evropiane.

(Kosova Sot)