Nga sot Qeveria me portal për shpenzimin e parasë publike

  • 04 May 2016 - 11:25
Nga sot Qeveria me portal për shpenzimin e parasë publike

Nga sot Qeveria do të ketë një portal online për publikimin e të dhënave qeveritare “Kosova e Hapur”, ku do të publikohen shpenzimet e parasë publike, me qëllim që qytetarët të jenë më të informuar.

Portali është ende në fazën fillestare të zhvillimit.

Në konferencën dedikuar nxitjes së transparencës dhe llogaridhënies së Qeverisë “Kosova e Hapur” u tha se me këtë platformë të dhënat janë të hapura, duke bërë që paratë publike të shpenzohen në mënyrë më efektive, si dhe duke iu mundësuar njerëzve që të jenë më të informuar kur bëjnë zgjedhjen e shërbimeve, qoftë në standardin që ju siguron ky shërbim apo mundësitë e ofruara përmes tij.

(Kosova Sot)