Para rekomandimit për liberalizimin e vizave, Thaçi takon ambasadorët e BE’së në Kosovë

  • 04 May 2016 - 11:34
Para rekomandimit për liberalizimin e vizave, Thaçi takon ambasadorët e BE’së në Kosovë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, janë takuar sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Çollaku ka shkruar se takimi ishte para se të bëhet publike vendimi i Komisionit Europian për propozimin për liberalizim të vizave.

“Me Presidentin Hashim Thaçi takuam shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE-së. Presidenti shpalosi programin e tij që përfshin te gjitha prioritetet nacionale. Ky takim ishte në prag të lajmit për propozimin për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian, që po e presim shumë shpejt gjatë ditës së sotme”, ka shkruar Çollaku.

(Kosova Sot)