Rusët spiunojnë industrinë zvicerane të armatimit

  • 04 May 2016 - 11:37
Rusët spiunojnë industrinë zvicerane të armatimit

Gjatë janarit të këtij viti hakerët kanë bërë përpjekje për të spiunuar Ministrinë e Mbrojtjes të Zvicrës dhe prodhuesin e madh zviceran të armatimit Ruag.

Ministri i mbrojtjes Guy Parmelin ka thënë lidhur me këtë rast se ndërhyrjet janë bërë për llogari të spiunazhit industrial.

Duke folur për gazetën “Tages-Anzeiger” Parmelin ka vërtetuar konstatimet në të cilat kishin ardhur hulumtimet e bëra nga kjo gazetë. Ai po ashtu ka theksuar se dyshimet për autorësinë e këtyre akteve shkojnë nga Rusia..

Ndërkaq as ministria dhe as Ruag nuk kanë dashur të shprehen për vëllimin e dëmeve që janë shkaktuar si pasojë e spiunazhit, përcjell albinfo.ch.

Parmelin ka deklaruar se Prokuroria Federale ka iniciuar procedurë penale lidhur me dyshimin për spiunazh ekonomik.

(Koosva Sot)