Avramopulos flet për disa kushte që kosovarët do t’i kenë pas liberalizimit të vizave

  • 04 May 2016 - 13:34
Avramopulos flet për disa kushte që kosovarët do t’i kenë pas liberalizimit të vizave

Komisioneri i BE-së për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, ka dhënë lajmin për rekomandimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ai në një konferencë nga Brukseli, tha se Kosova ka bërë një punë të mirë në plotësimin e kushteve të caktuara. Mirëpo, ka thënë se për të hyrë në fuqi, kjo duhet të votohet edhe nga Parlamenti Evropian.

“Kosova merr rekomandimin për liberalizim të vizave me BE-në. Ata kanë bërë një punë të mirë në reforma dhe në plotësimin e kushteve për liberalizim. Presim edhe miratimin nga Parlamenti Evropian. Por kjo nuk do të thotë se kosovarët do të kenë drejtë migrimi”, ka thënë Avramopulos.

(Kosova Sot)