Todor Petrovi nuk tërhiqet nga ideja e ngritjes së kryqit në Butel

  • 04 May 2016 - 18:46
Todor Petrovi nuk tërhiqet nga ideja e ngritjes së kryqit në Butel

Dy muaj pas protestave të organizuara nga BDI-ja kundër ngritjes së kryqit në Butel dhe rrahjes së ideatorit, Todor Petrov, kanë dalë disa thashetheme dhe akuza për vendosjen e kryqit në mënyrë ilegale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski, nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve rreth arsyes së mosngritjes së kryqit 55 metërsh, por në bisedë telefonike me Tv Telma, Todor Petrovi tha se ideja ekziston ende, dhe se sipas të gjitha gjasave, pas zgjedhjeve do të tentohet që të bëhet diçka.

Ai ka thënë se tani për tani janë ndërprerë punët për shkak se policia nuk ka ofruar asistencë, kurse punët do të vazhdojnë në momentin që do të ofrohen kushte pune. Nga ana tjetër, Ministria nuk jep përgjigje se përse nuk japin pëlqim për ngritjen e papenguar të kryqit, pëlqim që u është kërkuar.

(Kosova Sot)