Edhe një vend tjetër europian planifikon ta ndalojë mbulesën

  • 04 May 2016 - 19:07
Edhe një vend tjetër europian planifikon ta ndalojë mbulesën

Këshilltarët e koalicionit të Frontit Patriotik nacionalist në qytetin Plovdiv të Bullgarisë, janë duke hartuar ligje të reja për t’ua ndaluar grave të veshin shami të cilat ua mbulojnë tërë fytyrën.

Express.co.uk shkruan se ky planifikim vjen vetëm disa ditë pasi kufizime të njëjta janë iniciuar në qytetin Pazardzhik, ndërsa qyteti i parë që ka ndjek këtë praktikë është qyteti qendrorë bullgar, Stara Zagora, qyteti i pestë më i madh në këtë vend evropian.

Nëse ky ligj kalon, gratë të cilat vazhdojnë të veshin shami islamike mund të përballen me dënime prej 116 deri në 202 funte.

Nëse bëjnë shkelje për herë të dytë, atëherë dënimi shkon në mes të 405 dhe 608 funte.

(Kosova Sot)