Bojkotohet mësimi, nxënësit dhe prindërit nuk e duan drejtoreshën nga qyteti

  • 04 May 2016 - 19:17
Bojkotohet mësimi, nxënësit dhe prindërit  nuk e duan drejtoreshën nga qyteti

Qarkaxhija: Nuk e kam të qartë pse ka kaq pakënaqësi nga prindërit


"Të lihen rreth 20 arsimtarë me fakultete të ndryshme, që janë nga ky fshat, dhe të caktohet një drejtoreshë që duhet të udhëtojë nga Gjakova nuk na ka pëlqyer jo vetëm mua, por thuajse të gjithë prindërve. Ne prindërit jemi takuar dhe kemi thënë se nuk i dërgojmë nxënësit në shkollë derisa të mos pezullohet ky vendim i lëshuar nga kryetarja e komunës, Mimoza Kusari-Lila", ka thënë Sylmetaj, shkruan sot Gazeta Kosova Sot

Dihet shumë mirë se, zakonisht, prindërit janë personat që më së shumti angazhohen që fëmijët e tyre të jenë sa më të rregullt në procesin mësimor, në mënyrë që atje të mësojnë sa më shumë dhe të aftë- sohen për jetën e tyre. Mirëpo, ja që ka raste që ndodh edhe e kundërta. Në fakt ka raste kur vetë prindërit bëhen shkas që fëmijët e tyre të bojkotojnë mësimin, apo thënë edhe me saktësisht ata i pengojnë fëmijët që të shkojnë në shkollë! Kjo tash e tri ditë është duke ndodhur në shkollën fillore "7 Shtatori" në fshatin Gërqinë të Gjakovës dhe, siç thonë vetë prindërit, shkas për këtë është bërë pakënaqësia me emërimin e ushtrueses së re të drejtoreshës në këtë shkollë! Edhe dy kandidatë të tjerë për këtë detyrë Kështu, të enjten e kaluar, nga 240 nxënësit që ka kjo shkollë, në mësim kishin ardhur vetëm rreth 40 sosh.

Situatë e ngjashme u përsërit edhe të premten, ndërsa shpresohej se tri ditët e pushimit për shkak të festës së 1 Majit do të shfrytëzohen që këto paqartësi të qartësohen dhe se të martën do të stabilizohet procesi mësimor në këtë shkollë. Mirëpo, sipas informatave që vijnë nga kjo shkollë, kjo nuk ka ndodhur, pasi edhe të martën procesin mësimor e kanë vijuar vetëm rreth 20 për qind nga numri i përgjithshëm i nxënësve të kësaj shkolle. Mollë sherri në këtë shkollë u bë caktimi i ushtrueses së detyrës së drejtoreshës nga ana e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjakovë (DKA). DKA-ja në këtë detyrë, deri në shpalljen e konkursit për drejtor të ri, e ka caktuar mësimdhënësen e kësaj shkolle, Gonxhe Dushin, vendim ky që nuk u mirëprit nga prindërit e nxënësve të kësaj shkolle, gjë që e thotë kryetari i bordit të prindërve, Hasan Sylmetaj."Të lihen rreth 20 arsimtarë me fakultete të ndryshme, që janë nga ky fshat, dhe të caktohet një drejtoreshë që duhet të udhëtojë nga Gjakova nuk na ka pëlqyer jo vetëm mua, por thuajse të gjithë prindërve.

Ne prindërit jemi takuar dhe kemi thënë se nuk i dërgojmë nxënësit në shkollë derisa të mos pezullohet ky vendim i lëshuar nga kryetarja e komunës, Mimoza Kusari-Lila", ka thënë Sylmetaj. Duhet thënë se ishin edhe dy kandidatë të tjerë për këtë detyrë: Xhafer Sylmetaj (kushëri i Hasanit) dhe Sokol Gjuraj. Prindërit rrezikojnë të përgjigjen para ligjit Këtë kontest krejt ndryshe e komenton drejtoresha komunale e arsimit në Gjakovë, Diana Qarkaxhija."Drejtoreshës së deritashme të kësaj shkolle, Shote Mahmutajt, mandati i ka skaduar qysh më 1 tetor të vitit 2015. Ligjërisht kemi pasur mundësi që të bëjmë dy kontrata mbi vepër me nga 3 muaj, kështu që në fakt ajo tërë muajin prill ka qenë pa ndonjë vendim të mirëfilltë! Në konsultim me kryetaren e komunës jemi pajtuar që si ushtruese e detyrës, deri në përfundim të procedurës së konkursit, të caktohet një nga mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe me këtë rast në këtë detyrë është zgjedhur Gonxhe Dushi, e cila në atë shkollë punon që nga viti 2000 apo 2001 dhe gjatë tërë kësaj kohe është dalluar me punën e saj, prandaj nuk e kam të qartë pse është gjithë ajo pakënaqësi te prindërit", pyet Qarkaxhija, e cila kishte paralajmëruar se kontrata e drejtores së mëparshme, Shote Mahmutaj, i skadon më 30 prill, ndërsa Gonxhe Dushi do të startojë me punë më 2 maj. Kjo të martën, kur numri më i madh i nxënësve e ka vazhduar bojkotin e mësimit, nuk ka ndodhur. "Gonxhe Dushi nuk ka filluar të kryejë detyrën në të cilën është caktuar nga DKA-ja. Arsyeja për këtë është se nuk është bërë dorëzim-pranimi i detyrës.

Drejtoresha Komunale e Arsimit na kishte paralajmëruar se do të vijë në shkollën tonë të premten, por nuk ka ardhur as të premten e as të martën", ka thënë Shote Mahmutaj. Drejtoresha komunale, Qarkaxhija, me këtë rast përkujton prindërit e nxënësve të Gërqinës se me ligj është e ndalur të pengohen fëmijët të shkojnë në shkollë. "Sipas ligjit, as prindërit e as nxënësit nuk kanë të drejtë të pengojnë procesin mësimor, e aq më tepër t'i nxisin fëmijët në bojkotimin e mësimit. Të gjithë ata prindër që e pengojnë procesin mësimor duhet ta dinë se kjo është vepër e sanksionuar me ligj, pra ata do të përgjigjen para ligjit", ka thënë Qarkaxhija.

(Kosova Sot)