Ylli Hoxha: Arrrestimi i Azem Sylës ishte kusht për liberalizimin e vizave

  • 05 May 2016 - 10:00
Ylli Hoxha: Arrrestimi i Azem Sylës ishte kusht për liberalizimin e vizave

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha, duke folur për marrjen e rekomandimit pozitiv nga Komision Evropian për liberalizimin e vizave ka thënë se arrestimi i Azem Sylës ishte një nga kushtet që duhej përmbushur.

“Liberalizimi erdhi pasi u arrestua Azem Syla pasi Syla ishte e pamundur të arrestohet”, tha ai.

“Në rekomandimin e janarit kur Komisioni Evropian nuk ka dhënë “izën” u tha se  ulja e nivelt të korrupsionit në nivele të larta është kusht, atëherë mund të konkludojmë se ka qenë një nga kushtet e liberalizimit”, tha Hoxha në Klan K.

Ai ka thënë gjithashtu se Kosova mori rekomandim pozitiv me meritë të madhe të popullit të Kosovës.

“Nuk ka bërë Kosova progres enorm në luftimin e korrupsionit, janë marrë vendime që kanë qenë të pashmangshme por ajo që ka ndryshuar është se si e ka trajtuar populli veten dhe perceptimi që BE ka për popullin”.

“Mendoj se e arrituara është populli në shesh pasi merret seriozisht nga elita e BE-së nëse nuk merret seriozisht nga elita politike e jona”.

Hoxha është shprehur se gazi lotsjellës nuk e ka dëmtuar imazhin e Kosovës.

“Siç po shihet nuk e paska dëmtuar gazi lotsjellës, përkundrazi u arrit sepse u kuptua se Kosova dhe ky popull nuk duron më elitë të korruptuar”.

Por sipas tij, marrja e notës pozitive për liberalizimin e vizave nuk është fundi i sfidave me BE-në duke përmendur këtu mosnjohjen nga pesë vendet anëtare të BE-së.

(Kosova Sot)