Thaçi e Elezi flasin për problemet e veteranëve

  • 05 May 2016 - 12:27
Thaçi e Elezi flasin për problemet e veteranëve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Smajl Elezi.

Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe kryetari i organizatës së veteranëve të luftës kanë diskutuar për trajtimin e kësaj kategorie të rëndësishme, e cila ka dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gjithashtu, pjesë e diskutimit të përbashkët ishin edhe problemet me të cilat ballafaqohet Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sidomos me çështjen e verifikimit të statusit të veteranëve.

Ndërsa presidenti Thaçi theksoi se do të jetë gjithnjë i hapur për të gjitha problemet e veteranëve, që si kategori e njerëzve që kanë dhënë shumë për vendin, në Kosovë trajtohen me ligj të veçantë.

(Kosova Sot)