Policia e Maqedonisë dhe gjyqësia, ndër institucionet më të korruptuara në vend

  • 05 May 2016 - 19:38
Policia e Maqedonisë dhe gjyqësia, ndër institucionet më të korruptuara në vend

Sipas hulumtimeve si pjesë e IPA projekteve, të anketuarit mendojnë se policia e Maqedonisë dhe gjyqësia janë ndër katër sektorët më të korruptuar.

Ndërkaq, për një luftë më efikase ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet e administratës, duhet të kemi polici efikase, ndjekje penale dhe gjyqësi profesionale e të pavarur., transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha në konferencën ”Mbështetje për parandalimin efikas dhe luftën kundër korrupsinit”, projekt i mbështetur financiarisht nga BE-ja.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit bën të ditur se është duke u përgatitur një metodologji vlerësimi për rreziqet nga korrupsioni. Pyetësorët janë dorëzuar në 81 komuna, përmers të cilëve duhet të vlerësohet sistemi i përgjegjësisë në sferat e transaprencës, menaxhimit financiar dhe prokurimin publik.

(Kosova Sot)