Krasniqi: Kur mund të bisedojnë këta, pse nuk mund të bisedojmë ne?!(Foto)

  • 05 May 2016 - 23:03
Krasniqi: Kur mund të bisedojnë këta, pse nuk mund të bisedojmë ne?!(Foto)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, duke e komentuar takimin e tij dhe të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka krijuar asnjë armik personal, andaj ua ka zgjatur dorën të gjithë përfaqësuesve të partive dhe personaliteteve tjera, përfshirë edhe Thaçit, 

Krasniqi, thotë se dikush ka kapacitet të keqpërdor gjithçka për interesin “meskin”, në një postim në rrjetin social Facebook.

Shkrimi i plotë  i tij:

KUR MUND TË BISEDOJNË KËTA, PSE NUK MUND TË BISEDOJMË NE?!

Unë më shumë njerëz, kam dallime konceptuale, programore, ideologjike, parimore e politike, por, nuk e kam asnjë njeri që nuk mund ta shikoj në sy. Madje, më fajin tim, nuk kam krijuar asnjë armik personal.

Sot kam fol përzemërsisht me përfaqësues të të gjitha partive politike, të shqiptarëve dhe të komuniteteve pakicë, kam folur me përfaqësues të ShC e personalitete të tjera.

Nuk kam krijuar armiqësi, sa mos të flas me akëcilin njeri!

Dikush ka kapacitet të keqperdor gjithcka per interesin meskin!

Image