Gjendet një mjet shpërthyes në Podujevë

  • 06 May 2016 - 10:49
Gjendet një mjet shpërthyes në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person gjatë pastrimit të pyllit në Llaushë të Podujevës ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Një mashkull ka njoftuar  se gjatë pastrimit të pyllit, kishte vërejtur  një mjet të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it  kanë larguar mjetin në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot)