Spitali bëhet me një mini-morg, pasi qanë hallin në medie

  • 06 May 2016 - 19:12
Spitali bëhet me një mini-morg,  pasi qanë hallin në medie

"Unë këtë frigorifer për ruajtjen e kufomave e pata blerë nga KFOR-i turk dhe kam punuar një kohë me të, por tani vendosa që t'ia dhuroj spitalit për të zbutur sadopak nevojën që të paktën të mos punohet më nëpër kufoma, siç ka pasur raste deri më tani", thotë Fatmir Gashi, raporotn Gazeta Kosova Sot

Një shkrim i botuar ditë më parë i botuar në gazetën "Kosova Sot" për mungesën e morgut në Spitalin Rajonal të Ferizajt ka bërë që një vozitës i këtij institucioni të japë si donacion një minimorg, që deri më tani e përdorte për nevoja komerciale. Fatmir Gashi, njëri nga punëtorët e spitalit, tregon se e ka ditur në një mënyrë hallin e spitalit si pasojë e mungesës së morgut, por kur e ka parë edhe në medie ka vendosur që ta ndihmojë spitalin me këtë aparaturë që kushton mbi 3 mijë euro. "Unë këtë frigorifer për ruajtjen e kufomave e pata blerë nga KFOR-i turk dhe kam punuar një kohë me të, por tani vendosa që t'ia dhuroj spitalit, për të zbutur sadopak nevojën që të paktën të mos punohet më nëpër të re, që deri më tash ka qenë 7-8 ditë.

Fakti se kohë më parë kalimi i kufirit me Maqedoninë është mundësuar me leje personale biometrike, ka bërë që të rritet edhe numri i të interesuarave për të pajisur me këso lejesh. Siç mësuam nga zyrtarët e kësaj qendre, me pasaportë biometrike mund të pajisen edhe ata që ende kanë afat shfrytëzimi në pasaportën e vjetër të Kosovës. Pagesa për pasaportë të re për persona të moshës madhore është 30 euro, për persona deri në 18 vjeçe, 20 euro ndërsa për pensionist 15 euro. Për leje te re të njoftimit paguhen 10 euro. Ata që janë të interesuar që me pasaportë të pajisen me procedurë të shpejtuar, brenda 72 orësh, duhet të paguajnë gjithsej 80 euro. Mezi presin t'i vizitojnë të afërmit në Perëndim Të enjten nga mesdita, në sportelet e qendrës për pajisje me dokumente personale në Gjakovë, hasëm qytetarë të moshave të ndryshme, por megjithatë binte në sy se dominonin ata të moshës mbi 40-vjeçare. "Po bëhen gati 10 vjet që djali më jeton dhe punon në Gjermani, dhe unë ende nuk kam pasur mundësi të shkoj asnjë herë tek ai. Në fillim as unë e as djali nuk ishim shumë të interesuar që të shkoj atje, pasi ai ende nuk ishte stabilizuar. Mirëpo, po bëhen thuaja dy vite që djali është stabilizuar në punë, ka një banesë të mirë dhe ka mundësi të më gostit mua dhe nënën e vet, prandaj dy herë kemi provuar të marrim vizën për Gjermani, por nuk ia kemi dalë.

Tash po bëhet mirë që po hiqen vizat. Në pasaportën e vjetër kam afat përdorimi edhe tre vjet, por sot, së bashku me gruan, aplikuam për pasaportë biometrike, pasi, siç na thanë, vetëm me atë mund të udhëtohet pa viza", fliste me shumë entuziazëm Rasim Uka, duke shtuar se është i gëzuar që, siç tha ai "ma mbërrini ymri edhe këtë". Në sportelin përbri, në radhë priste edhe Hamdi Morina, që siç thotë, mezi pret të shkojë te djali, nusja e nipi në Belgjikë, por është i vetëdijshëm se, së paku edhe për disa muaj, këtë nuk mund ta bëjë. "Dëgjova se është përmendur korriku ose gushti, afati kur do të mund të udhëtojmë pa viza. Meqenëse e llogarita se kam kohë, sot do të aplikoj së pari për leje të njoftimit biometrike, dhe menjëherë pasi ta marrë atë, pas një jave apo 10 dite, do të aplikoj edhe për pasaportë biometrike. Kuptohet se jam shumë i gëzuar që erdhi kjo ditë, por, megjithatë dua të them se, shumë gjatë kanë luajtur me ne. Asnjë herë nuk e kam kuptuar se çka kanë më shumë se ne, serbët, malazezët apo maqedonasit që atyre para nesh iu hoqën vizat? Mirëpo, populli thotë - më mirë vonë se kurrë", shprehet Hamdiu.

(Kosova Sot)