Qeni masakron fëmijën 18 muajsh

  • 06 May 2016 - 20:35
Qeni masakron fëmijën 18 muajsh

Një fëmijë 18 muajsh është kafshuar për vdekje nga qeni në oborrin e shtëpisë e tij. Ngjarja ka ndodhur në Epfiq, një qytet në kufi me Belgjikën. Fëmija 18 muajsh ishte nën kujdesin e gjyshërve të tij, kur është kafshuar nga një qen i racës Strassfordshire Terrier.

Ai i është afruar qenit, por reagimi i dhunshëm i këtij të fundit i ka shkaktuar vdekjen fëmijës.

Raca amerikane Staffordshire Terrier konsiderohet shumë e rrezikshme në Francë, ku ata që e blejnë një të tillë duhet fillimisht të bëjnë deklarimin në komunë ose bashki.

Ligji i detyron pronarët ta mbajnë të lidhur dhe me pajisje që shmangin kafshimin kur dalin në ambiente publike.

(Kosova Sot)