Çdo gjë rreth Antonellës nga Patito Feo

  • 20 May 2016 - 10:28
Çdo gjë rreth Antonellës nga Patito Feo

Brenda Daniela Asnikar Mendoza (e lindur më 17 tetor 1991), është aktore dhe këngëtare argjentinase. Me gjasë, ajo është më së shumti e njohur me rolin në sezonin e parë dhe të dytë të serisë “Patito Feo”.

Brenda Asnikar ka lindur në Buenos Aires, Argjentinë. Me aktrim filloi në moshën 11-vjeçare. Në mesin e mijëra konkurrentëve, ajo u zgjodh që ta udhëhiqte një emision.

Brenda e arriti famën pasi u zgjodh të bëhej Anto, zana e Patito Feo-s dhe liderja e bendit “Las Divinas”. Brenda Asnikar është nominuar në kategorinë e “yllit të ri femëror” të shpërblimeve “Clarin Entertainment Awards 2007”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në vitin 2009, ajo ishte ftuar nga “Ideas del Sur”, kompania e produksionit të serisë “Patito Feo”, për të luajtur në emisionin ditor për fëmijë me titull “Malcriados” (i cili tani quhet “Consentidos”). Por, ajo vendosi që të angazhohej në emisionin “Ñeka” (që tani quhet “Mia, mi Amiga Invisible”). Refuzimi i saj që të punonte në emisionin “Consentidos” bëri që “Ideas” të ngrinte padi kundër menaxhmentit të saj, për shkak se në kontratën e saj shkruante që ajo duhej t’u jepte prioritet produksioneve të “Ideas del Sur” në raport me emisionet e kompanive të tjera të produksionit.

Në vitin 2011, Brenda e ndryshoi ngjyrën e flokëve të saj, nga bionde, në flokë kafeje. Për më tepër, seria e suksesshme “Sueña Conmigo” vazhdon të shfaqet në Argjentinë, me ç’rast është publikuar edhe CD-ja me titull “Sueña Conmigo 2”. Në mars të vitit 2011, Brenda e ka lëshuar një këngë të re, me titull “Hagas Lo Que Hagas”.

(Kosova Sot)