Kafshët më të shpejta

  • 17 March 2017 - 20:45
Kafshët më të shpejta

Disa nga këto fluturojnë lart në ajër, ndërsa disa prej tyre notojnë në ujë, përderisa të tjerat vrapojnë në tokë. Shumica prej kafshëve më të shpejta janë zogj, kështu që në listën tonë kemi përfshirë disa nga kafshët më të shpejta të llojeve të ndryshme. Ja 10 kafshët më të shpejta në botë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Skifteri shtegtar

Skifteri shtegtar është zogu më i shpejtë dhe në fakt është kafsha më e shpejtë në planet. Kur ai është duke bërë gjah, arrin deri në shpejtësinë mbi 322 km/hr. Ai arrin shpejtësi horizontale të lundrimit mbi det deri në 90 km/h.

Shpendi me bisht të zgjatur

Ky është zogu më i shpejtë në fluturim të fuqishëm duke arritur 171 km/h.

Zogu fregatë

Ky zog e arrin shpejtësinë 153 km/h dhe ndihmohet nga fakti që ka racionin më të madh mes krahëve dhe peshës së trupit që ka ndonjë zog, duke arritur të qëndrojnë në ajër për më shumë se një javë.

Pata me krahë të degëzuar

Kjo patë është pata më e madhe në botë dhe fluturon me shpejtësi 142 km/h.

Peshku lundrues

Peshku lundrues është peshku më i shpejtë në botë, duke kaluar nëpër ujë me shpejtësi 110 km/h.

Peshku hundëzgjatur

Ky peshk mund të notojë me shpejtësi 80 km/h, ndjekur më pas nga peshku skumbria 80 km/h dhe nga peshku ton 74 km/h, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Getopardi

Getopardi është i dizajnuar për të vrapuar shpejt dhe për të kapur shpejt gjahun e tij, duke vrapuar me shpejtësi 113 km/h, tri herë më shpejtë se shpejtësia maksimale për njeriun që është 36 km/h.

Antilopa me brirë

Ky lloj i antilopës është kafsha e dytë më e shpejtë tokësore dhe me shpejtësi 98 km/h mund t’ju ikë grabitçarëve.

Antilopa e kaltër afrikane

Antilopa e kaltër afrikane dhe drenusha e Thompson-it mund të vrapojnë me shpejtësi 80 km/h, që është thuajse saktësisht shpejtësia e një luani.

Lepuri i kafenjtë

Lepuri i kafenjtë ka këmbë të prapme të gjata që i ndihmojnë të arrijë shpejtësinë 77 km/h, njëjtë edhe me grabitqarin e tyre, dhelprën e kuqe.

(Kosova Sot)