Pse dridhemi kur kemi të ftohtë?

  • 27 February 2017 - 17:15
Pse dridhemi kur kemi të ftohtë?

Për shkak të faktit që nxehtësia asnjëherë nuk humbet, vetëm transformohet, duke u përçuar nga trupat e nxehtë tek trupat e ftohtë, sa herë që jashtë bëhet ftohtë, nxehtësia fillon të dalë nga trupi ynë, duke e ngrohur ajrin përreth. Në raste të tilla, shpeshherë, përkundër faktit që mundohemi të qëndrojmë pa lëvizur, trupi jonë fillon të dridhet dhe dhëmbët nga kërcasin. Brrrr! Në fakt, dridhja është vetëm njëra nga mënyrat që turpi ynë e provon për t'u ngrohur, sa herë që kemi të ftohtë. Ky është një veprim që është pjesë e 'homeostasis'-it, një proces që nënkupton që trupi ynë dëshiron t'i mbajë gjërat konstante. Me fjalë të tjera, trupi insiston që ta ruajë temperaturën e vetë konstante, pa marrë parasysh temperaturave të jashtme dhe si rrjedhojë, kur jashtë bën ftohtë, trupi e shfrytëzon dridhjen për t'u kthyer sadopak në normalitet,transmeton Kosova Sot Online.

(Kosova Sot)