Si jetojnë ujqit - OK KIDS - Kosova Sot
Si jetojnė ujqit

Si jetojnė ujqit

Ujqit jetojnë në grupe familjesh që quhen Kope. Kopeja zakonisht përbëhet nga ujku dhe ujkonja dhe nga të vegjëlit e tyre. Zakonisht ujkonja i lind 4 deri 6 të vegjël. Të vegjëlit në lindje quhen shokë të lindjes. Shtëpia e tyre e parë zakonisht është një shpellë, e cila nund të jetë shpellë e vogël ose një vrimë e gërmuar në tokë. Duhet të jetë e madhe aq sa të strehohet ujkonja dhe të vegjëlit nga moti dhe të mbrohen nga kafshët e tjera që mund t’i sulmojnë. Kopetë, ndonjëherë e përdorin shpellën e njejtë për disa vite, ose gjejnë çdo vit një vend tjetër për strehim.

Të vegjëlit rriten brenda nënës së tyre rreth 63 ditë para se të lindin.Në lindje ata peshojnë rreth  0.45 kg  , dhe sytë e tyre jan të mbyllur.Por të vegjëlit rriten shumë shpejtë. Rreth 10 deri 14 ditë pasi që janë lindur ata i hapin sytë. Brenda 2 jave ata mund të tunden dhe të ecin, dhe pas kësaj  një javë më vonë ata dalin nga strofulla e tyre për herë të parë. Në fillim ata ushqehen vetëm me qumshtë nga nëna e tyre. Nga 3 javët e para të jetës së tyre ata fillojnë të hanë mish. Pasi që të vegjëlit janë shumë të ri për gjah, ujqit e rritur dalin për gjah dhe ua sjellin ushqimin. Të vegjëlit lëpijnë gojën e të rriturve kur ata kthehen nga gjahu , dhe ua kthejnë ushqimin të rrituve. Kjo tingëllon shumë e shpifur për ne , por ujqit e vegjël e pëlqejnë këtë ! Çdo voglush ujk i cili është më pak agresiv sesa vëllëzerit apo motrat merr më pak ushqim. Nëse të vegjëlit janë shumë këmbëngulës në të lypur në ushqim , ujqit e rritur mund të ulërijnë për t’i paralajmëruar ata që të ndalen. Ujqit e rritur mund të largohen nga zona kur deshirojnë t’i shmangin të vegjëlit.

Të gjithë ujqit në kope ndihmojnë që të kujdesen për të vegjlit. Kur të vegjlit janë shumë të vogël , pjesa tjetër e kopesë e sjell ushqimin tek nëna dhe asaj nuk i nevojitet ta lë strofullen e saj. Kur të vegjlit fillojnë të rriten pak ,anëtarët e kopesë sigurojnë ushqim, luajnë me të vegjëlit dhe ndonjëherë bëhen dado! Pasi që të vegjlit bëhen me 8 javë jetë , të rriturit lënë strofullen dhe marrin të vegjlit në një vend takimi. Në këtë zonë të hapur, ujqit mblidhen për të fjetur , luajtur , ngrënë  etj. Deri sa të vegjëlit rriten mjaftueshëm , ata qëndrojnë në këtë vend takimi. Shpesh, njëri prej të rriturve qëndron që të kujdeset për ta.

Ujqit e vegjël dëshirojnë të luajnë vazhdimisht. Ata luajnë me njëri tjetrin duke u kafshuar dhe ndjekur në mes vete. Kjo lojë i ndihmon ata gjatë jetës së tyre, si një praktikë (ushtrim) për ndjekje , gjah dhe të mësuarit e ndërveprimeve sociale të kopesë.

Të vegjëlit gjithashtu luajnë me ‘’lodra’’ me eshtra dhe pupla ose me lëkurë të vdekur të kafshëve të tjera. Ata ‘’i vrasin ‘’ lodrat e tyre disa herë radhazi dhe i mbajnë si trofe. Sa më shumë të rriten , ata i përdorin këto aftësi që kanë mësuar nga kjo lojë dhe fillojnë të dalin në gjueti për kafsh të vogla psh. për lepuj. Kur të vegjlit bëhen 6muajsh, fillojnë të gjuajnë kafshë më të mëdha me antarët e tjerë të kopesë.

(Kosova Sot)

20 orë e 47 minuta më parë