Fakte për hapësirën

  • 29 May 2017 - 18:28
Fakte për hapësirën

 

Dielli është mbi 300000 herë më i madh se Toka.

Kometa Halley është parë për herë të fundit në Sistemin tonë Diellor në vitin 1986 dhe do të shihet përsëri në vitin 2061.

Venera është planeti më i nxehtë në sistemin tonë Diello. Temperatura në sipërfaqen e tij arrin deri 450 gradë celziusë.

Shkencëtarët besojnë se zhdukja e dinosaurëve para 65 milionë vjetësh erdhi si pasojë e goditjes së planetit me një asteroid.

Sistemi jonë Diellor u formua rreth 4.6 miliardë vjetësh.

Hëna ka shumë kratere për shkak se nuk ka shumë aktivitete natyrore sikurse Toka, siç janë tërmetet, erozionet, shirat etj.

Gjurmët e këmbëve të astronautëve që kanë shkelur në Hënë asnjëherë nuk do të humbin meqë atje nuk fryjnë erëra.

Jupiteri, Urani, Saturni dhe Neptuni kanë unaza.

Në vitin 2006 shkencëtarët ndryshuan kriteret për të qenë planet dhe kështu Plutoni u përjashtua nga Sistemi jonë Diellor, pra ai nuk i takon sistemit tonë Diellor.

Objekti i parë i bërë nga njeriu që u dërgua në hapsirë ka qenë anija kozmike ruse në misionin Sputnik.

 (Kosova Sot)