Pesha dhe mosha juaj në planetët tjerë

  • 24 July 2017 - 20:28
Pesha dhe mosha juaj në planetët tjerë

Burimi i informacionit: NASA (National Aeronautics and Space Administration - Administrata Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore)

Për ta ditur se çfarë peshe do të kishit nëse do të gjendeshit në fushën e gravitacionit të ndonjë planeti tjetër, mjafton që ta shumëzoni peshën tuaj në tokë me faktorin e gravitetit që gjendet në tabelën e mëposhtme.

Për shembull: Nëse në Tokë peshoj 40,82 kg, atëherë në Merkur do të peshoja

40,82 kg X 0.38 = 15,51 kg

Në Neptun do ta kisha këtë peshë:

40,82 kg X 1.12 = 45,72 kg

Për ta gjetur moshën tuaj në bazë të kohëzgjatjes së vitit atje, mjafton që ta pjesëtoni moshën tuaj që keni në Tokë, me periudhën e revolucionit (në vite të Tokës) të çdo planeti veç e veç, sikur që shihet në tabelën e mëposhtme:

Shembull: kam 13 vjet. Në orbitën e Merkurit do të kisha:

13 vjet ÷ 0.241 = 54 vjet

Në orbitën e Neptunit do të kisha:

13 vjet ÷ 164.8 = 0.079 vjet

(Kosova Sot)