< Insekti që noton në shpinë - OK KIDS - Kosova Sot
Insekti qė noton nė shpinė

Insekti qė noton nė shpinė

Notuesit që preferojnë të pushojnë dhe të kënaqen me notim, notojnë në shpinë. Por, a e dini se ekziston edhe një insekt, i cili noton në këtë mënyrë? Ai quhet Notuesi me shpinë (anglisht Backswimmer). Është i gjatë deri në 1,5 cm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për dallim nga insektet e tjera, të cilat notojnë me krahët e tyre, ky insekt për këtë qëllim përdor këmbët e pasme, ku i ka edhe disa qime, të cilat i ndihmojnë të notojë më mirë.

Këmbët e pasme të këtij insekti shërbejnë si rremat e rremtarëve në varka. Këto insekte janë aq të mençura, sa mund të notojnë duke i përdorur këmbët e pasme, e me këmbët e përparme e zënë prenë e tyre. Nganjëherë, këto insekte i pickojnë edhe njerëzit. Ky insekt mund të qëndrojë nën ujë për rreth gjashtë orë, duke e mbajtur ajrin midis krahëve dhe trupit. Ai e përdor këtë ajër kur të shkojë nën ujë.

Gjatë dimrit, ky insekt, sikur edhe arinjtë, bën gjumë dimëror.

(Kosova Sot)

 

20 orë e 16 minuta më parë